E përditshmja kosovare Kosovapress njofton se burime të saj kanë pohuar se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç nuk do të takohen në NY.
Më herët mediat kosovare kishin paralajmëruar një takim midis dy liderve në NY, ku të dy gjenden për punimet e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ndërkaq, lajmin për një takim të mundshëm të Thaçit me Tadiçin e ka mohuar edhe një zëdhënës i presidentit serb.











