Nis gjyqi i shekullit, shfaqet fotoja e rrallë e M.Jackson

Sep 28, 2011 | 9:37

Gjyqi i shumëpritur për vdekjen e mbretit të POP-it Michael Jackson është hapur me një moment të jashtëzakonshëm , ku prokurori përpara se të mbante fjalën hapëse të seancës shfaqi një foto ku tregohej trupi i vdekur i këngëtarit.

Doktori personal i Michael Jackson është paraqitur në gjykatë, ndërsa është i akuzuar për vrasje pa paramendim.

Përpara gjykatës në Los Angelos u mblodhën shumë mbështetës të MJ, të cilët mbanin pankarta dhe parulla  kundër doktorit, Conrad Murray.

Në gjykatë u paraqitën prindërit e Jackson si dhe motrat dhe vëllezërit, Janet, La Toya, Tito, Randy dhe Jermaine.

 

 

Mjeku i Majkëll Xheksonit në gjyq: Neglizhencë

Mjeku personal i Majkëll Xheksonit, Konrad Murej, është paraqitur para gjykatës në Los Angjelos, nën akuzat për vrasje pa paramendim.

Prokurorët thonë se ai ka vepruar me “neglizhencë të madhe” në trajtimin e yllit të muzikës, çfarë, siç thuhet, ka shkaktuar edhe vdekjen e tij dy vjet më parë.

Nëse shpallet fajtor, Murej mund të përballet me katër vjet burg dhe të humbasë licencën e tij mjekësore.

Xhekson ka vdekur më 25 qershor të 2009-ës, në kohën kur po përgatitej për një seri koncertesh.

© Panorama.al

Te lidhura