Mjeku personal i Michael Jackson, Dr. Conrad Murray është shpallur fajtor nga një juri në Los Anxhelos, për vrasjen pa paramendim të yllit të POP-it.
Një panel prej 12 gjyqtarësh morën dy ditë kohë për të dhënë vendimin.
Michael Jackson vdiq më 25 qershor 2009 nga një mbidozë anestezie me propofol.
Murray, 58 vjeç tani mund të dënohet me një afat maksimal prej katër vitesh burg dhe mund të humbasë liçensën e tij për të ushtruar profesionin e mjekut.
Sipas BBC, në momentin e leximit të vendimit, turma përgjatë rrugës shpërtheu me brohoritje dhe këngë.
Familjes e Jackson e ulur në sallën e gjyqit, e përcolli leximin e vendimit duke qarë në heshtje.
LaToya Jackson, e motra, i tha Associated Press se familja e saj ishte e kënaqur me vendimin.
“Michael po na sheh,” tha ajo.
Gjatë gjykimit, avokatët e Dr. Murray argumentuan se Jackson kishte vetë-administruar një dozë vdekjeprurëse të drogës, ndërsa vetë doktori ishte në dhomën tjetër.
Dr Murray do të mbahet në burg deri në dhënien e vendimit përfundimtar më 29 nëntor.
© Panorama.al











