Mjekët: Vaginë e shëndetshme ose jo? Ja si ta dalloni

Mar 2, 2017 | 17:19

Nëse përpiqeni të mbani vaginën tuaj të shëndetshme, ekzistojnë produkte të ndryshme që ju ndihmojnë për këtë. Por, a e dini se kur mund të jetë një vaginë e shëndetshme dhe kur është ajo e sëmurë?

Por, mjekët sugjerojnë një sërë simptomash ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshme:

1 (1)

Përjetoni dhimbje

Dhimbja është gjithmonë një shqetësim. Dhimja, pavarsisht si transmetohet përmes penetrimit apo ndryshe, ajo paraqet një lloj problemi. Gratë mund të marrin infeksione në buzët e vaginës gjë që mund të shkaktojnë parehati ose shkarkim të sekrecionit.

Keni djegie të herëpashershme
Ashtu si çdo pjesë e trupit tuaj, kjo është krejtësisht normale dhe e shëndetshme për zonën vaginale të jetë paksa irrituese dhe ndjesi djegie, por nëse kjo vazhdon pa ndërprerë, atëherë mund të shfaqë ndonjë problem. Në raste të tilla, bisedoni me mjekun tuaj sepse mund të jetë ndonjë shenjë e infeksionit.

Buzët vaginale të fryra
Është shumë e zakonshme që buzët vaginale të një femre të fryhen apo rriten në disa raste, por kjo mund të jetë edhe një shenjë alarmuese për diçka më shumë. Meqenëse vagina është shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve në mjedisin tuaj të përditshëm, që nënkupton se gjithçka që ndikon në ekuilibrin e Ph, mund të ketë pasoja në aromë, sekrecion dhe ënjtje të vaginës. Nëse vëreni fryrje të tillë, shkaktarët lidhen me antibiotikët, spermicidet, seksi i shpeshtë, parazitët hormonalë, ndryshime në dietë, stresi dhe stërvitjet.

Keni shumë sekrecione
Disa lloje të sekrecionit janë mëse normale dhe të shëndetshme, që mund të jenë të bardha apo të tejdukshme. Por, nëse vëreni sekrecione të verdha apo të gjelbra, të trasha, me aromë të pakëndshme që shoqërohen me djegie, atëherë duhet të bëni një kontroll gjinekologjik.

Keni papastërti në zonën vaginale
Një vaginë e shëndetshme ka nevojë për higjienë të mirëfilltë. Vagina juaj megjithëse është një organ vetëpastrues, sërish ajo mbledh papastërti dhe mbeturina rreth buzëve vaginale, që janë pjesë të bardha që varen në vaginën tuaj. Mes urinës dhe djersës dhe në afërsi të anusit, vagina duhet të pastrohet rregullisht për të parandaluar papastërtitë dhe krijimin e bakterieve si dhe për të shmangur aromat e pakëndshme.

Keni gunga në buzët vaginale
Vagina juaj ka gjëndra të djersës dhe folikula të qimeve që janë të prirura për akumulimin e papastërtisë. Pastrimi i rregullt i vaginës parandalon shfaqjen e gungave apo puçrrave rreth zonës vaginale.
Nëse ndeshni qoftë edhe një nga këto simptoma, drejtohuni tek mjeku gjinekolog në mënyrë që të merrni mjekimin e duhur.

Shije

© Panorama.al

Te lidhura