Mitt Romney do të paguajë 6.2m $ taksa për vitet ’10-11

Jan 24, 2012 | 16:52

Nga një vlerësim i vitit 2011, kandidati republikan për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney pritet të paguajë rreth  6.2m $ taksa për të ardhurat e tij totale prej 42.5m $ për një periudhë dy vjeçare.

Informacion për taksat e Romney mund të gjendet në faqen e tij zyrtare në internet në një material prej më shumë se 500 faqesh. Romni, ish-guvernator i Masaçusets, ka qenë nën presion të madh për të publikuar taksat e tij

Regjistrat e taksave tregojnë se Romney dhe gruaja e tij, Ann, kanë paguar një normë efektive të tatimit prej 13.9% mbi të ardhurat bruto të tyre në vitin 2010. Vlerësimi është rritur në 15.4% për vitin 2011.

Si është norma efektive tatimore e Romney krahasuar me amerikanët e tjerë?

Norma mesatare efektive e tatimit të taksapaguesve amerikane është 11% mbi të ardhurat bruto të rregulluara, sipas një analize të një Fondacioni Tatimor. Milionerët paguajnë rreth 25%, thotë raporti i Tax Faundation.

Presidenti Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama paguan rreth 454.000 $ taksa në vitin 2010 për  të ardhurat bruto të rregulluara për një shumë prej rreth 1.730.000 $ të ardhura totale. Kjo përkthehet në një normë efektive tatimore prej 26%.

© Panorama.al

Te lidhura