Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në bashkëpunim me seksionin e Task Force të Prokurorisë së rrethit Korçë, ka arrestuar sot në kushtet e flagrancës Shefin e Komisariatit Korçë, Kryekomisar Nikolin Thana, duke marrë si mitmarrje shumën prej 100 mijë lekësh të reja.
Së bashku me Kryekomisar Thanën, janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe Jetnor Hysenllari, punonjës i komunës Voskopojë, Arben Hasanllari, punonjës i policisë së komunës Voskopojë, si edhe shtetasi Hysni Myrtollari të cilët në këmbim të favoreve për të njëjtën çëshjte përfituan si mitmarrje shuma të ndryshme lekësh.











