Misho Krstiçeviç, ish-trajneri i Tiranës, ka pasur një përplasje me një shqiptar. Bëhet fjalë për Jakov Gjonin, lojtar i cili aktivizohet me të rinjtë e Haj-dukut të Splitit, skuadër e cila aktualisht drejtohet nga tekniku kroat. Gjithçka ka lindur për një penallti, të cilën pritej që ta gjuante lojtari shqiptar, duke qenë se e kishte fituar po vetë. Mirëpo, ky fakt nuk është preferuar fort nga Misho, i cili ka caktuar një tjetër emër që të ekzekutonte nga pika e bardhë. Pikërisht në këtë moment, babai i lojtarit, i cili ndodhej në tribunë, ka reaguar. I ati, në fakt, nuk është ndonjë emër i panjohur, pasi flitet që Vilson Gjonin, legjendën e futbollit të Hajdukut, ekip ku aktualisht aktivizohet edhe i biri. Në stilin e një shqiptari tipik ai ka reaguar ashpër, duke e cilësuar si një padrejtësi vendimin e marrë nga Misho. Gjoni për më tepër ka hedhur akuzua për zyrtarët e këtij klubi, që po i prishin karrierën djalit të tij, Jakovit. Madje për mediat kroate, ish-futbollisti i Hajdukut ka akuzuar ish-klubin e tij me fjalët: “Ju po shkatërroni karrierën e djalit tim”.











