Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahya, përmbyll vizitën zyrtare në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga largimi i presidentit të Emirateve të Bashkuara.
“Mirëardhsh mik i shtrenjt”, ka shkruar Rama në Facebook, krahas fotos kur presidenti i EBA përgatitet për tu futur në avion.
Kujtojmë se presidenti i Emirateve të Bashkuara u prit nga Kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë ku u dekorua me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, një vlerësim i lartë shtetëror për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike mes dy vendeve si dhe kontributin e pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes.











