Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj mërkure në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, pranë murit rrethues të nënstacionit elektrik.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e zjarrit, që kishte rënë brenda kabinës së mjetit që u shkrumbua tërësisht.
Falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve, është parandaluar përhapja e flakëve drejt nënstacionit elektrik, si edhe banesave që ndodhen pranë vendit të ngjarjes.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit që kishte rënë brenda kabinës së mjetit që u shkrumbua tërësisht.
© Panorama.al













