Reshjet e shiut kanë shuar flakët në malin me mbetje në Fushë-Krujë, por zjarri vazhdon të jetë aktiv në brendësi të grumbullit, duke prodhuar një asi të madhe tymi toksik, që është përhapur në një sipërfaqe të gjerë.
Gjatë gjithë natës, në terren kanë qenë të angazhuara forcat zjarrfikëse të Krujës, të mbështetura edhe nga efektivët e shërbimit zjarrfikës të Institutit, të cilët kanë punuar pa ndërprerje për të izoluar dhe vënë situatën nën kontroll.
Në orët në vijim pritet ndërhyrja me fadroma për të mbuluar vatrën e zjarrit me dhe, për të shuar plotësisht flakët në brendësi.
Ndërkohë, tymi i dendur ka mbuluar Krujën dhe është përhapur deri në Kamëz.
© Panorama.al

















