Një ngjarje e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës.
Një ngjarje e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në momentin kur ekipet teknike po punonin për të rikthyer energjinë elektrike në zonat e prekura nga moti i keq dhe erërat e forta.
Viktima është 55-vjeçari Bashkim Boçi nga Elbasani, i cili ishte dërguar në Himarë për t’u ardhur në ndihmë ekipeve që po punonin në terren për riparimin e dëmtimeve të shkaktuara në rrjetin elektrik.
Dyshimet e para tregojnë se punonjësi mund të ketë rënë në kontakt me rrymën elektrike, megjithatë shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të hetimeve dhe ekspertizës teknike.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë veprimet në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.
© Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga Gazeta Panorama. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të Panorames. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Panorama-s. Shfrytëzimi i materialeve pa lejen e Grupit Panorama është shkelje e te drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. Të gjitha të drejtat Gazeta Panorama