Kryeministri Edi Rama foli me mirënjohje dhe vlerësim të madh për presidentin e Emirateve të Bashkuara, i cili vizitoi Tiranën ditën e djeshme.
Gjatë fjalës së tij Rama shprehu falebderim ndaj vendit, i cili ka mbështetur Shqipërinë dhe shqiptarët ndër vite.
Kryeministri u ndal te ndihma që Emiratet e Bashkuara i kanë dhënë shqiptarëve të Kosovës në periudhën e luftës.
Edi Rama: Kjo marrëdhënie është mbi të gjitha meritë e përkushtimit tuaj personal ndaj kësaj vëllazërie. Lartësi, ju më mësoni çdo ditë se vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet.
Ajo ndërtohet duke ecur së bashku në të njëjtën rrugë, duke qëndruar bashkë me të vërtetën, duke përqafuar urtësinë që ju e trashëguar nga i ndjeri babai juaj, Sheikh Zaued bin Sultan Al Nahyan. Zoti e ndriçoftë shpirtin e tij në paqe të përjetshme.
Ne jemi të gjithë krijesat e Zotit. Dhe unë pata privilegjin të dëgjoj prej jush që në takimin tonë të parë se si babai juaj ua bëri të jetuara këto fjalë në atë moment, kur qindra mijëra shqiptarë duke ikur nga spastrimi etnik në Kosovë, vërshuan drejt Shqipërisë.
Ju ishit atëherë një oficer i ri ushtrie që zbarkuat në pistën e ngritur nga babai i juaj në veri të vendit tonë për të mundësuar mbërritjen e avionëve me ndihma për qindra e mijëra refugjatë lufte.
Unë di këtë: në mbarë botën emri juaj dëgjohet me respekt dhe ndërmendët me shpresë.
© Panorama.al











