Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin Lezhë–Shëngjin, pranë lapidarit.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi K.G., banues në Shëngjin, duke drejtuar një automjet tip “Audi”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur rrethues dhe më pas me dy automjete të parkuara.
Si pasojë e përplasjes, ai ka pësuar fraktura të shumta. Pas ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.
© Panorama.al
















