Mira Kazhani largohet nga “Wake Up”, ja çfarë thotë

Aug 26, 2016 | 21:28

Ndryshimet në Top Channel nuk kanë përjashtuar as gazetaren Mira Kazhani.

Mira KazhaniGjatë sezonit që lamë pas ajo ka qenë pjesë së bashku me Eno Popin në drejtimin e “Wake Up”, por ky sezon nuk do të vijë më emisionin e mëngjesit për moderatoren. Ajo ka pranuar për revistën “Who” se nuk do të jetë pjesë e “Wake Up”, por nuk ka zbuluar se cilat janë planet e ardhshme në Top Channel.

“Le të themi që nuk do të zgjohem më në 5 të mëngjesit. Ja kam lënë këtë barrë Enos të cilit i uroj një sezon të mbarë. Ahh për planet jam supersticioze. Nuk flas kur të realizohen,”-është shprehur Mira për revistën Who.

Gjatë këtyre ditëve ku pritet të nisë sezoni i ri duket se në të gjitha televizionet ka nisur lëvizja për programet e sidomos për personat që do t’i realizojnë.

© Panorama.al

Te lidhura