Ministrja Spiropali nga Brukseli: Asnjë minutë për të humbur, ruajmë ritmin e përshpejtuar të negociatave për anëtarësimin në BE

Oct 26, 2025 | 18:22

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbërritur këtë të diel në Bruksel, ku pritet të takohet me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian.

elisa spiropali ne bruksel

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Spiropali nënvizon nevojën e vendit tonë për të mos ndalur ritmin e përshpejtuar të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Sapo mbërritëm në Bruksel, gati për takimet me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian.

Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Europë”, shkruan Spiropali.

© Panorama.al

Te lidhura