Haxhinasto-Hoxhaj: Jo veprime ekstremiste

Jan 13, 2012 | 11:00

TIRANË-“Nuk mbështesim asnjë veprim ekstremist në Kosovë, që synon bllokimin e doganave, pikëve kufitare etj, pasi kjo nuk është fryma evropiane për të zgjidhur problemet”.

Keshtu eshte shprehur sot ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, gjate konferences se perbashket per shtyp me homologun e Kosoves, Enver Hoxhaj.

Deklarata vjen ne vijim te asaj te nje dite me pare, dhene si qendrim i Tiranes zyrtare, per vendimin e Vetevendosjes, per bllokim te dy pikave kufitare me Serbine, diten e neserme.

Haxhinasto ka deklaruar se do te kete rritje te bashkepunimit ne sherbim te shqiptareve te Shqiperise dhe te Kosoves dhe marreveshje mes dy shteteve ne Fushën e Përfaqësimit Konsullor.

Ministri Hoxhaj ka vleresuar bashkepunimin e deritanishem, duke kerkuar angazhim per nje bashkepunim me te ngushte ne fushen ekonomike, duke qene se te dy shtetet jane te vegjel.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj do te jete per nje vizite dy ditore në Tiranë, me ftesë të homologut, Edmond Haxhinasto.

Me Haxhinaston u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në Fushën e Përfaqësimit Konsullor.

Hoxhaj do të ketë takime të veçanta me Presidentin e Republikës, Bamir Topi; Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryeministrin, Sali Berisha.

 

© Panorama.al

Te lidhura