Ministri i Jashtëm grek deklaratë me Spiropalin: Përshëndesim progresin e Shqipërisë në BE! Të drejtat e minoritetit grek, përparësi për ne

Dec 16, 2025 | 14:31

Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis tha se Greqia përshëndet progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj evropiane.

Giorgos Gerapetritis

Në një deklaratë për mediat nga Athina me homologen shqiptare Elisa Spiropali, Gerapetritis theksoi se Greqia qëndron pararojë e idesë së Ballkanit Perndimor në BE.

Ai theksoi se respektimi i të drejtave të minoritetet grek në Shqipëri është përparësi e tyre, ndërsa shtoi se në diskutimet e sotme, ranë dakord me Spiropalin për të zgjeruar më tej bashkëpunimin në biznes e investime.

LEXO EDHESpiropali nga Athina: Jemi anëtarë të NATO-s, Greqia të heqë ligjin e luftës! Çështja e detit? Të hapur për dialog sipas të drejtës ndërkombëtare

 

“Greqia dhe Shqipëria kanë lidhje shekullore dhe besojmë fuqimisht se ne duhet të fokusohemi në ato pika që i bashkojnë dy popujve tanë, në interes të qëndrueshmërisë dhe duhet të shikojmë drejt të ardhmes së marrëdhënieve tona. Minoriteti grek është hallka e pandashme lidhëse mes dy popujve, ura e komunikimit dhe mirëkuptimit. Rëndësi të veçantë jep edhe kontributi i emigrantëve shqiptarë, të cilët kanë treguar një shkallë të lakmueshme integrimi në shoqërinë helene.
Me Shqipërinë patëm rastin të bashkëpunojmë në kuadrin e NATO-s, të organizmave rajonalë.

Diskutuam sot për zgjerimin, është nevoja gjeopolitike e BE. Greqia ka qenë në pararojë të promovimit të idesë së Ballkanit Perëndimor në BE. Ne mbetemi forcë nxitëse në këtë drejtim. Jemi të gatshëm që në kuadrin e presidencës së Këshillit të Evropës në 6 mujorit të dytë të 2027, të ndërmrrim nisma duke qenë të bindur se përshpejtimi i perspektivës evropiane ndihmon në një ambient që do të ndihmojë gjithashtu në kapërcimin e rreziqeve që krijohen nga ato ndërhyrje të padrejta, nga ringjallja e stereotipeve të vjetëruara, që nuk ndihmojnë në forcimin e besimit. Greqia qëndron konseguente në pozicionimin e saj drejt futjes së Ballkanit Perëndimor në BE, në bazë të performancave dhe reformave të kryera.

Ne përshëndesim progresin e Shqipërisë, që çoi në hapjen e kapitujve negociues të anëtarësimit, për të cilat Greqia ka mbajtur qëndrim konstruktiv. Gjithashtu vlerësojmë kujdesin e veçantë për respektimin e të drejtave të minoritetit grek, që përbëjnë përparësi kryesore për ne. Në takimin e sotëm, ramë dakord ekzistojnë shance të zgjerimit të bashkëpunimit cilësor dhe sasior të bashkëpunimit tonë shumëplanësh veçanërisht në fushën e tregtisë, ndërlidhjes dhe investimeve”, theksoi ministri grek.

© Panorama.al

Te lidhura