Deputetët e opozitës thanë sot se ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Nasip Naço ka refuzuar tu japë informacioni për minierën e Bulqizës.
Nëpërmjet një letre dërguar kryeministrit Berisha, deputetët e PS-së vënë në dijeni kreun e qeverisë, se kanë kërkuar informacion për minierën, ndërsa nuk kanë marrë përgjigje nga ministria.
Mungesa e përgjigjes së letrës tonë është në shkelje të plotë të ligjit për informim, saktësojnë deputetë e PS-së.
Në letrën dërguar kreut të qeverisë, Berisha deputetët e opozitës shprehin shqetësimin e tyre për kushtet në të cilat punojnë minatorët në galeritë e Bulqizës.
“Minatorët po vdesin tuneleve të minierave. Mungesa e mbikëqyrjes i ka lënë vend bandave kriminale. Bulqiza po mbahet peng nga shfrytëzuesit e mineralit”- shkruajnë ndër të tjera deputetë
© Panorama.al











