Minibashkitë, PD merr 7, PS 3

May 18, 2011 | 9:52

Partia Demokratike ka përmbysur në Tiranë dominimin prej vitesh të PS-së në minibashkitë e kryeqytetit.Pas mbylljes së numërimit të votave në Njësinë Bashkiake Nr.9 mbrëmë, demokratët dominojnë me 7 minibashki të drejtuara prej tyre, kundrejt 3 të drejtuara nga socialistët. Partia Demokratike rimerr drejtimin e Njësisë Bashkiake Nr.9 pas 10 vjetësh, duke u fituar vazhdimisht nga socialistët, ndërsa dje demokratët me Indrit Fortuzin e rimorën këtë Minibashki me mbi 700 vota avantazh. Njësia Nr.5 dje ka nisur numërimin e votave, si njësia e fundit e cila mbylli të dielën dhe numërimin e votave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Partia Demokratike ka fituar minibashkitë Nr. 2, 3, 4, 10, 11, ndërsa Partia socialiste ka fituar tre minibashki, Nr.1, 6 dhe 7, ndërsa pretendon se do të fitojë dhe Njësinë Bashkiake Nr.5, e cila është në proces numërimi, ku aktualisht Jeta Seitaj është në avantazh me mbi 800 vota. Socialistët u rikonfirmuan në Njësinë Bashkiake Nr. 1 me Lindita Nikollën, ndërsa rikthyen Minibashkinë Nr.6 në Kombinat, e cila drejtohej nga përfaqësuesja e LSI-së, Luzhiana Abazi. Gjithashtu, socialistë kanë rikonfirmuar edhe Njësinë Nr. 7, por me një kryetar të ri, Erion Kokën. Socialistët kanë humbur minibashki që i kanë pasur prej kohësh nën drejtimin e tyre, si njësitë 2, 3 dhe 4, ku duket se dhe dalja e shumë kandidaturave pretendonte brenda së majtës kanë ndikuar në rezultatin negativ për këtë forcë politike. Në Minibashkinë Nr. 2 ka fituar kandidati i LSI-së, Elez Gjozaj, përballë Artemon Cukallës, me një diferencë prej 1160 votash, duke mbajtur në statistikë sërish një njësi bashkiake për këtë forcë politike pas humbjes së Kombinatit. Ilir Kokona, kryetari aktual në Njësinë Bashkiake Nr.3, është rikonfirmuar në këtë njësi, përballë Enver Sulollarit, me një diferencë prej 322 votash. Por socialistët kanë humbur dhe një njësi bashkiake që e drejtonin prej kohësh. Vahid Kalaja ka humbur Njësinë Nr. 4 përballë Hysen Xhurës, me një diferencë prej 1793 votash.

Këshilli Bashkiak
Lista e partive konkurruese për Këshillin Bashkiak të Tiranës kryesohet nga Partia Socialiste, e cila në zgjedhjet e 8 majit grumbulloi 100783 vota, duke u bërë partia e parë në Tiranë. Partia Demokratike vjen e dyta në listë për nga numri i votave të marra, 74530 vota, ndërsa partitë përbërëse të koalicionit të saj vijojnë të grumbullojnë më shumë vota se ato të koalicionit të majtë. Lëvizja Socialiste për Integrim ka grumbulluar në Tiranë 20525 vota, duke u radhitur partia e tretë që do të ketë dhe një numër jo të vogël këshilltarësh, të cilët do të jenë përcaktues në vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Edhe partia që mbron interesat e komunitetit çam, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, duket se nuk ka pak mbështetës në kryeqytet, duke marrë 6941 vota e duke u radhitur parti e katërt në listën e Këshillit Bashkiak. Listën e partive që do të kenë këshilltarë në Bashkinë e Tiranës, e vazhdon partia Republikane, e cila në këto zgjedhje ka marrë 4343 vota. Pas tyre, vijojnë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar me 3675 vota dhe Partia Demokracia Sociale me 2899 vota.

100783 VOTA
ka marrë Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të Tiranës në zgjedhjet e 8 majit, duke u radhitur e para në listën e partive që përfitojnë këshilltarë

74530 VOTA
ka marrë Partia Demokratike, duke marrë pas PS-së numrin më të madh të këshilltarëve. Pjesë e koalicionit të djathtë, “Aleanca për qytetarin”, pritet të ketë më shumë këshilltar

Votat për Këshillin bashkiak Tiranë

Aleanca Arbnore Kombëtare                    1500
Aleanca Demokratike                             1628
Aleanca Europiane Ekologjike                    453
Bashkimi Liberal Demokrat                           886
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar                     3675
Lëvizja Socialiste për Integrim                     20525
Lidhja Demokristiane Shqiptare                     688
Partia Agrare Ambientaliste                     680
Partia Aleanca Demokristiane                     196
Partia Aleanca për Dem. e Solidaritet                192
Partia Aleanca Popullore                           247
Partia Balli Kombëtar                           1094
Partia Balli Kombëtar Demokrat                       608
Partia Bashkimi i Pensionistëve                       502
Partia Bashkimi Republikan                            660
Partia Demokracia e Re Europiane                     497
Partia Demokracia Sociale                           2899
Partia Demokratike                           74530
Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman                 716
Partia Demokristiane                           1703
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet                     6941
Partia e Gjelbër                               716
Partia e Punës e Riorganizuar                       428
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re                 505
Partia G 99                               1605
Partia Komuniste e Shqipërisë                       447
Partia Konservatore                           77
Partia Lëvizja e Legalitetit                           3096
Partia Ligj dhe Drejtësi                           831
Partia Ora e Shqipërisë                           165
Partia Personat me Aftësi të Kufizuar                 366
Partia Reformatore Demokratike                       271
Partia Republikane Shqiptare                       4343
Partia Socialdemokrate                           2052
Partia Socialiste e Shqipërisë                       100783
Partia Socialiste e Vërtetë ’91                    2500

Njësia Nr. 1  39/39 kuti
Lindita Nikolla Aleanca për të Ardhmen                 9985
Agron Seseri Aleanca për Qytetarin                 8775
Njësia Nr. 2  54/54 kuti
Artemon Cukalla Aleanca për të Ardhmen                 15 177
Elez Gjoza Aleanca për Qytetarin                      16 340
Njësia Nr. 3  32/32 kuti
Enver Sulollari Aleanca për të Ardhmen                 8435
Ilir Kokona  Aleanca për Qytetarin                         8757
Njësia Nr. 4  42/43 kuti
Vahid Kalaja Aleanca për të Ardhmen                 9715
Hysen Xhura  Aleanca për Qytetarin                  11 508
Njësia Nr. 5 9/65 kuti
Jeta Seitaj  Aleanca për të Ardhmen                 2440
Erisa Xhixho Aleanca për Qytetarin                      1621
Njësia Nr. 6  51/51 kuti
Krenar Canollari Aleanca për të Ardhmen                 11 419
Luzhiana Abazaj  Aleanca për Qytetarin                  11 061
Njësia Nr. 7  50/50 kuti
Erion Koka Aleanca për të Ardhmen                    13 607
Krenar Alimehmeti Aleanca për Qytetarin                  13 206
Njësia Nr. 8  30/30 kuti
Sadi Vorpsi Aleanca për të Ardhmen                    6637
Arben Tafaj Aleanca për Qytetarin                         9634
Njësia Nr. 9  41/41
Armond Halebi Aleanca për të Ardhmen                  11046
Indrit Fortuzi Aleanca për Qytetarin                 11862
Njësia Nr. 10 25/25 kuti
Enada Alikaj Aleanca për të Ardhmen                    5060
Blend Fuga Aleanca për Qytetarin                      6748
Njësia Nr. 11 55/55 kuti
Naim Asllani Aleanca për të Ardhmen                  10 735
Haki Mustafa Aleanca për Qytetarin                   13 362

 

Aristir Lumezi

© Panorama.al

Te lidhura