UPDATE- Militantë dhe mbështetës të Partisë Socialiste te mbeshtetur edhe nga deputetet e opozites kanë protestuar para ambjenteve te KQZ-se.
Deputete te PS-se kane perseritur akuzat ndaj qeverise dhe kreut te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani.
Protestes i jane bashkuar edhe e ëma e kreut te Partise Socialiste, Aneta Rama dhe bashkeshortja e tij, Linda.
Jashte KQZ-se vazhdon te kete nje numer te madh te forcave policore, te cilet prej me shume se dy ditesh jane ne ruajtje te ketij institucioni, ndersa jane perplasur disa here me deputete dhe simpatizante te PS-se.
Protestë jashtë KQZ, Balla: Revolta jonë do fitojë
Deputeti i PS-se Taulant Balla, ndersa iu drejtua te pranishmeve tha se, “revolta popullore sapo ka filluar, ne jemi e gjithë Shqipëria për të mbrojtur votën. Revolta jonë do të fitojë”
Balla ftoj simpatizantët e PS-së të vazhdojnë e të qëndrojnë para KQZ-së.
“Sot jemi dhjetra dhe qindra, nesër do të jemi me mijëra, pasnesër edhe më shumë”- tha Balla.
Nderkohë, mësohet se nga Durrësi jane nisur drejt Tiranës disa autobuzë me mbështetes të opozitës per t’ju bashkuar protestës para ambienteve të Komisionit Qëndror të Zgjdhjeve.
Më heret, deputeti i PS-se, Namik Dokle, me nje kapele te bardhe ne koke dhe megafon ne dore ka deklaruar ne mes te protestuesve se Tirana eshte fitore e Rames dhe kjo nuk mund te vidhet dhe as manipulohet nga Berisha dhe Basha.
Duke iu referuar rekomnadimeve dhe raportit te ODHR-it, Dokle lexoi para te pranishmeve se fletet e hedhura ne kutite e gabuara jane te pavlefshme dhe ato nuk mund te numerohen si pjese e rezultatit.
“Ne duhet te rezistojme per veten tone, femijet tane dhe gjithe Shqiperine”- ka thene Dokle.
Mes mbeshtetesve edhe sot jane deputete te shumte te PS-se, si Ditmir Bushati, Ilir Gjoni, Eglantina Gjermeni, Besnik Bare etj.
Forca të shumta policie kanë rrethuar edhe sot godinën, duke u vendosur kordon përreth saj për të mos lejuar depërtimin e njerëzve brenda oborrit.
© Panorama.al











