Milani vuan me Novarën

Jan 19, 2012 | 13:12

Milani është kualifikuar për në fazën tjetër të Kupës së Italisë, pasi mundi mbrëmë Novarën e Samir Ujkanit (nuk luajti, s’ishte as në pankinë) pas shumë vuajtjesh. Në fakt, u duk sikur Milani do ta kishte të lehtë, pasi e dominoi pjesën e parë duke shënuar edhe me anë të El Sharauit në minutën e 24-t. Por dy minuta nga fundi i krejt takimit, Novara barazoi me Radovanoviç. U deshën edhe 30 minuta lojë shtesë për kualifikimin e kuqezinjve. Pato, i futur në pjesën e dytë në vend të Inzagit, shënoi në minutën e 100-të.

© Panorama.al

Te lidhura