Milan, Kampion i Italisë, 0-0 në sfidën me Romën

May 8, 2011 | 12:12

Ka mjaftuar një barazim i bardhë në “Olimpiko” të Romës që Milani i Masimiliano Alegrit të kurorëzohet edhe matematikisht Kampion i ri i Italisë, kur duhen edhe dy javë kampionat për t’u luajtur. Milani arriti kuotën e 78 pikëve, 9 më shumë se Interi i vendit të dytë, i cili luan sot ndaj Fiorentinës. Ky është titulli i 18-të i kuqezinjëve në kampionatin italian, po aq sa ka edhe Interi (bashkë me trofet e calciopolit). Në ndeshjen tjetër të Serie A të luajtur dje, Palermo mundi 2-1 Barin falë golave të Mikolit (39′) dhe Bovo (53′). Për barezët shënoi Bentivolio (7′).

© Panorama.al

Te lidhura