* Ludovik Zhuli ishte heroi i madh i Barcelonës në fitoren e fundit në “Champions League”, në fushën e Milanit.
* Kuqezinjtë kanë fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit, kundër Barcelonës.
* Ibra, Runi, Rivaldo, Van Bomel, Koko, Zambrota dhe Albertini kanë luajtur me të dyja ekipet.
* Zhuli: Goli ndaj Milanit, më i rëndësishmi i karrierës sime.
Milani dhe Barcelona do të luajnë të mërkurën një ndeshje klasike mes tyre, për hesap të “Champions League”, të fazës në grupe. Dy nga ekipet më të forta të kontinentit dhe të këtij kompeticioni do të përballen në “San Siro”. Zhuli, Rivaldo dhe Shevcenko janë protagonistët e takimeve të fundit mes këtyre dy ekipeve, kur kanë luajtur në Milano. Milani dhe Barcelona janë takuar 12 herë në garat e ndryshme të UEFA-s, duke regjistruar nga katër fitore dhe katër barazime, secili. Rekordi i Barcelonës, si vizitore në “San Siro” përbëhet nga dy fitore, një barazim dhe një humbje.
Dy fitore europiane në “San Siro”
Takimi i parë në “San Siro” midis kuqezinjve dhe katalanasve është luajtur më 4 nëntor 1959, ku e fituar, me rezultatin 2-0, ka dalë Barcelona. Një gol e pati realizuar Verges dhe një Suarez. Portieri katalanas, Ramallets, do të priste një penallti në pjesën e dytë.
Fitorja e fundit e Barcelonës në “San Siro” shënoi hapin vendimtar për të shkuar në finalen e Ligës së Kampioneve, që u luajt në Paris më 17 maj 2006. Sulmuesi francez i skuadrës katalanase, Ludovik Zhuli, do të shënonte golin më të rëndësishëm të karrierës së tij. Ronaldinjo, me një të kaluar të madhe te blaugranët, arriti të kapërcejë të gjithë mbrojtjen e skuadrës italiane dhe të japë një asist për Zhuli, që goditi bukur dhe mposhti ish-portierin kuqezi, Dida. Ndeshja tjetër, e luajtur më 18 prill 2006, përfundoi 0-1. Kaka ishte ylli i Milanit, ndërsa sulmi i Barcelonës përbëhej nga tri yje, Zhuli, Eto dhe Ronaldinjo.
”Hat Trick” i Rivaldos
Më 18 tetor të sezonit 2000-2001, Barcelona dhe Milani u gjendën bashkë në fazën e grupeve të “Champions”. Katalanasit arritën në “San Siro” për të luajtur kundër Milanit, që udhëhiqej nga sulmuesi gjerman Oliver Bierhof dhe ai ukrainas, Andri Shevcenko. Kuqezinjtë shënuan tri herë, ndërsa ndeshja e Rivaldos u etiketua si një nga shfaqjet e tij më të mira të tij me fanellën e Barcelonës. Sulmuesi brazilian shënoi tre gola për t’u vendosur në kronizë.
Shevchenko, ekzekutuesi
Fitorja e Milanit në “San Siro” ndaj Barcelonës, e datës 20 tetor 2004, në fazën e grupeve të “Champions League”, pati për protagonist kryesor Andri Shevcenkon, i cili shënoi golin e vetëm. Ranë në sy Klarens Sedorf dhe Xhenaro Gatuzo për Milanin, ndërsa Xavi, Andres Iniesta, Karles Puyol dhe Viktor Valdes bëni bujë për katalanasit.
Protagonistët
Ibrahimovic dhe Ronaldinjo janë rastet më të fundit të lojtarëve, që kanë veshur fanellën e të dyja ekipeve. Italianët Demetrio Albertini, Xhianluka Zambrota, Francesko Koko, holandezi Mark Van Bomel dhe braziliani Rivaldo kanë provuar të luajnë, po ashtu, me të dyja fanellat. Frank Rajkard, ish-trajneri i Barcelonës, ka luajtur për Milanin në mes të viteve 1988 dhe 1993.











