Lajme të mira vijnë nga infermieria për trajnerin Masimiliano Alegri. Për derbin e së shtunës tekniku kuqezi mund të ketë në dispozicion mesfushorin Andrea Pirlo. Dje në mëngjes, në “Milanelo”, janë parë të stërviten mesfushorët Kevin Princ Boateng, Andrea Pirlo dhe Mark van Bomel. Që të tre këta futbollistë janë stërvitur rregullisht dhe pa probleme. Ganezi dhe holandezi me 99 për qind do të luajnë përkrah Gatuzos, për të kompletuar repartin e mesfushës, pas shpatullave të Patos dhe Robinjos.











