Mihajloviç: SHBA? Si feston për të vdekur?

May 8, 2011 | 12:11

“Duke theksuar fillimisht që janë gjëra që nuk më takojnë mua, që Bin Laden ishte krimineli më i kërkuar në botë, mua më duket e neveritshme që të festosh për vdekjen e dikujt”. Me këtë deklaratë kundër Amerikës e ka filluar komentin e tij në prag të ndeshjes me Interin, trajneri i Fiorentinës, Sinisha Mihajloviç. “Për disa aspekte edhe mund ta kuptoj, por duhet të them se amerikanët e kanë bombarduar vendin tim, por unë nuk festoj kur vdes njëri prej tyre. Interi? Është një ndeshje e vështirë. Ne nuk kënaqemi me barazimin, duam me patjetër tri pikët”, ka përfunduar tekniku i vjollcëve.

© Panorama.al

Te lidhura