“Microsoft” ka shpallur sot blerjen e rrjetit të telefonisë në internet, “Skype.”
“Microsoft” tha se do të paguajë rreth 8.5 miliardë dollarë për kompaninë me seli në Luksemburg.
Shuma përfshin edhe borxhet që ka “Skype”, e cila aktualisht është pronë e kompanisë “eBay” dhe dy firmave tjera.
Përdoruesit e “Skype” mund të flasin falas duke përdorur internetin.
Kompania, e cila ka më shumë se 660 milionë përdorues në mbarë botën, i siguron të ardhurat nga thirrjet në telefonat celularë dhe telefonat fiks.
© Panorama.al











