Pas futbollit dhe fitnesit, tashmë ka ardhur ora e tenisit. Michelle Obama, ka zgjedhur kompeticionin më të rëndësishëm dhe më prestigjoz, atë të US Open në Nju Jork për të promovuar projektin e saj të fundit, “Let’s Move”, kundër obezitetit. Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka demonstruar forcën e saj në këtë sport duke marrë vetë raketën e tenisit në dorë. Ajo u shoqërua edhe nga, John Mcenroe dhe Serena Williams.

















