TIRANE- Kryetari i Lëvizjes për Integrim Ilir Meta, duke falenderuar zgjedhesit per qytetarin e etreguar me 8 maj, e ne menyre te vecante ata qe votuan forcen qe drejton, deklaroi se LSI ka marrë më shumë vota se në zgjedhjet e kaluara.
“Kemi marrë më shumë se sa zgjedhjet e fundit të vitit 2009. Votat e LSI-së dhe zemrat që rrahin për LSI-në janë vetëm për të dhe jo prej faktin se cilit koalicion i përket”, tha Meta.
Sipas tij, nga rezultatet paraprake numri i zemrave qe rrahin per LSI-ne i ka kaluar 120 mijë.
I pyetur në lidhje me procesin zgjedhor në tërësi, kreu i LSI-së Meta I vlerësoi ato duke shtuar se ato i plotësuan standartet e kërkuara.
“Zgjedhjet absolutisht që i plotësuan standarte. Standardet e qytetarëve ishin më të mira se standardet e disa politikanëve shqiptarë” tha Meta.
© Panorama.al











