
TIRANE- Fitore spektakolare e ka quajtur Ilir Meta vendimin e një dite më parë nga Gjykata e Lartë, që e shpalli atë të pafajshëm nga akuza për korrupsion aktiv, ndersa ka akuzuar kreun e PS-se, Edi Rama si orkestrues te sulmit ndaj tij.
“Ju uroj juve për fitoren spektakolare 5-0. Ajo është fitorja juaj”, ju drejtua Meta të rinjve të pranishën në Pallatin e Kongreseve në Konventën Studentore të Levizjes Rinore per Integrim.
Meta sulmoi ashpër kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, duke akuzar atë si orkestrues të sulmit ndaj tij.
“Nipi i Byrosë Politike që orkestroi sulmin kundër Ilir Metës nuk donte të vriste moralisht, politikisht, madje dhe fizikisht mua, por donte të shuante shpresën tuaj për një Shqipëri evropiane.”- tha Meta.
Kreu i LSI-së dha një mesazh të fortë për institucionet e ligjit në Shqipëri.
“Drejtësia nuk e ka thënë akoma fjalën e saj, ndaj unë sot përsëri siç kërkova drejtësi dhe vendosa të ri, për atë montazh të shëmtuar dhe kriminel, që porositi nipi i Byrosë Politike, me bandën e tij. Kërkoj sot që drejtësia të thotë fjalën e saj, dhe të mos i bëhet shantazh nga politika, dosjet dhe videot janë dhe do jenë atje. Rinia kërkon një të ardhme të ndritur, mbi moralin e ligjit dhe të shtetit, dhe jo të spiunëve dhe përgjuesve, mafiozëve dhe të korruptuarve, që kërkojnë të mbajnë peng shtetin dhe institucionet, dhe mbi të gjitha të ardhmen evropiane.”- tha Meta.
Solidaritet me të gjithë Prokurorët, vazhdoi më tej Meta, që duan të çojnë deri në fund dosjet e korrupsionit por që nuk i lejojnë, të çlirohen nga interesa të ngushta partiake të sotme apo të nesërme.
Duke iu referuar festimeve për 20 vjetorin e krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist (FRESH), Meta u shpreh se “nipi i Byrosë Politike kërkoi që të hidhte baltë mbi Ilir Metën për shkak të mospërmbajtjes së tij, të urrejtjes që ka ndaj FRESH-it dhe historisë së FRESH-it, dhe ndaj historisë së PS-së.
“Kur Ilir Meta dhe shokët e tij, krijonin FRESH-in, në fund të viti 91 dhe fillimin e viti 92, dhe kur ai kërkonte të nxirrte jashtë ligjit PS-në, dhe pushkatimin e komunistëve, Ilir Meta dha një alternative të re, duke krijuar forumin më të fuqishëm më inspirues, forumin që e vrau ky pinjoll i Byrosë Politike.”- shtoi Meta.
Kreu i LSI-së, konfirmoi para të rinjve edhe rikandidimin e tij për një mandat të ri në drejtimin e lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa i ftoi të gjithë të konkurronin për këtë post.
© Panorama.al











