Meta: Riorganizim Lëvizjes së Gruas për Integrim

Jan 30, 2012 | 14:40

TIRANË- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka deklaruar sot se në kuadër të riorganizimit të Lëvizjes së Gruas për Integrim, femrave do t’u jepet ajo që meritojnë, duke i çmuar ato si një forcë dhe energji e vazhdueshme.

“Riorganizimi i Lëvizjes së Gruas për Integrim do kurorëzohet me konventën tuaj kombëtare dhe zgjedhore brenda marsit si kemi rënë dakord. Kjo është ngjarje e rëndësishme në kuadër të riorganizimit dhe në prag të konventës zgjedhore në 18 dhe 19 maj në Tiranë”- tha Meta, gjate nje deklarate per mediat ne forumin e gruas ne LSI.

Sipas tij, 100 vjetori i pavarësisë është një mundësi angazhimet e reflektimesh të mëdha për reforma që të arrihen standardet.

“Koncepti ynë për peshën e gruas nuk është slogan për të qenë në unison me retorikën për shanse të barabarta por për interesin që LSI ka për rolin e pazëvendësueshëm të gruas në shoqëri”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura