Kreu i LSI-së, Ilir Meta tha se vetmja mënyrë për të dalë nga ngërçi është një pakt kombëtar për integrimin e vendit.
Në një fjalë të shkurtër në parlament, Meta tha se “Sot Shqipëria gjendet përpara një procesi vendimtar. Përparimi dhe Integrimi i vendit në BE”, ku sipas tij, “e vetmja mënyrë është një pakt kombëtar për integrimin”
Prezenca e opozitës është e domosdoshme në miratimin 12 rekomandimeve, tha Meta, pasi duhet të jetë gjithëpërfshirëse.
“Krerët e grupeve të mblidhen e të përcaktojnë ngritjen e një komisioni që të përfshijë paktin dhe miratimin të gjitha rekomandimeve, duke vënë në krye reformën zgjedhore.”- tha ai.
© Panorama.al











