Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i shoqëruar edhe nga deputeti, Vangjel Tavo ka takuar sot anëtarët e LSI-së në Maliq. Prej andej, Meta ka konfirmuar se LSI do të jetë në të njëjtin drejtim që është tani edhe në zgjedhjet e vitit 2013.
Meta ka bërë apel që të përmbushen sa më shpejt rekomandimet e Këshillit të Evropës si dhe të sigurohet barazia e votës nëpërmjet Kodit të ri Zgjedhor.
Pres debat publik, është shprehur Meta lidhur me Kodin Zgjedhor, duke shtuar se ai duhet të sigurojë barazinë e votës , pasi sipas tij, Kodi aktual nuk e siguron këtë barazi.
Meta ka thënë se forca e tij politike do të vazhdojë të mbështesë dhe nxisë reformat në vend, si nje force politike promotore e reformave dhe gjithmone koherente.
© Panorama.al











