SHKODËR- Një ditë pas pretencës së dhënë nga prokuroria për cështjen e video përgjimit, kreu i LSI-së, Ilir Meta është shprehur i zhgënjyer, por ka theksuar se vazhdon të besojë te drejtësia.
Duke komentuar nga Shkodra zhvillimin më të fundit lidhur me gjyqin në të cilin akuzohet për korrupsion dhe favorizim në dhënin e koncesioneve, Meta ka theksuar se ka rezervat e tij ndaj prokurorisë.
“Unë jam për zbatimin e shtetit ligjor. Do vijoj të mbetem qytetar i përgjegjshëm”- ka thënë Meta.
Sipas tij, prokuroria ka deshmuar se eshte e kapur nga politika, nderkohe qe ka sugjeruar qe ajo duhet te paraqese prova konkrete e te mos beje veprime politike.
Ai i eshte shprehur i bindur ne fitore, duke deklaruar se eshte peshe e rende dhe si i tille nuk mund te matete me ‘nje mi mocalishtesh’.
“Unë kam qenë sportist kur kam qenë i ri, sportist i sporteve të rënda, dhe në sportet e rënda ka disa standarte. Se nuk mund të ndeshet një sportist i peshës së madhe me një të peshës së papërfillshme. Nuk mund të ndeshet një luan me një mi mocalishtesh se ai mund të ketë pirë një gotë raki dhe për një moment i duket vetja i gjithëfuqishëm”.
Dje prokuroria kerkoi denimin me dy vjet burg per Meten, nje gjobe prej 1 milione lekesh dhe pagesesh e gjithe shpenzimeve gjyqesore. Pretenca u kundershtua nga mbrojtja, qe e cilesoi ate te pabaze, duke kerkuar pushimin e ceshtjes ndaj Metes. Nderkohe qe Gjykata e Larte, shpalli daten 16 janar si diten e dhenies se vendimit per kete ceshtje.
© Panorama.al











