“Mësoni çdo gjuhë evropiane, por mos harroni që jeni shqiptarë”-Thirrja e Ramës për fëmijët e emigrantëve nëpër botë: Ju do jeni gjithmonë shqiponja! Mos e ndërroni flamurin e kuq!

Mar 30, 2025 | 17:03

Kryeministri Edi Rama  i bëri thirrje sot të gjithë emigrantëve shqiptarë nëpër botë që mos ta harrojnë prejardhjen e tyre.

Screenshot_4

Nga takimi i tij me shqiptarët e Greqisë në Athinë, Rama tha se fëmijët e emigrantëve shqiptarë nuk duhet të harrojnë gjuhën dhe kulturën e tyre.

Përkundrazi sipas kryeministrit, shqiptarët nëpër botë duhet patjetër të përqafojnë kulturat e vendeve ku jetojnë, por kurrsesi të mos harrojnë gjakun e tyre shqiptar, gjuhën dhe kulturën.

Me tej kryeministri kërkoi votën e shqiptarëve për zgjedhjet e 11 Majit, duke thënë se me PS vendi ynë do të bëhet vend anëtar i BE-së brenda vitit 2030.

Edi Rama: Sot ju i duheni vendit në 11 Maj për të vënë vulën mbi gjithë këtë proces që ne së bashku kemi ndërmarrë me shumë seriozitet. Eshtë detyrim i çdo prindi që t’i japë fëmijëve pasaportën europiane dhe t’i thotë mësoje gjuhën,  kulturën greke, mësoje gjuhën italiane, mësoji të gjitha gjuhët e europës por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je dhe që e ke të shkruar në pasaportën tënde shqiptar, sepse me këtë pasaportë që unë jot ëmë,  yt  atë të bëra të mundur duke u bashkuar me PS më 11 maj të 2025 ti ke mundësi të shkosh në çdo vend të Europës dhe të respektohesh si europian i barabartë mes europianëve, sepse kur unë..ne prindrit u detyruam të bëjmë punë që ti bijë, bir as nuk mund t’i imagjinosh sot…Nuk ke nevojë që shqiponjën në flamurin e kuq ta harroni, apo aq më keq ta ndërroni. Ju do jeni gjithmonë shqiponja.

© Panorama.al

Te lidhura