John Myers shtroi një pyetje online duke iu drejtuar meshkujve: “A jeni ngacmuar ndonjëherë seksualisht dhe nëse po si keni reaguar?”.
Vetëm pak çaste më vonë, pyetjes iu përgjigjën qindra burra. Ata nisën të tregojnë eksperiencat e tyre kur ishin ngacmuar seksualisht nga femrat. Shumë prej tyre treguan se këto raste u kanë ndodhur madje edhe në ambientet e punës, shkruan “Daily Mail”.
Një person i cili nuk dëshiroi ta publikonte emrin tha: “Kur isha 22-vjeç punoja me gra në moshë, të cilat më ngacmonin. Më kërkonin t’u rregulloja kompjuterin, dhe më hidhnin fjalë që më linin të kuptoja se donin ta vazhdonin ‘muhabetin’ edhe jashtë zyrës. Por kjo situatë mua më vinte në një siklet të madh.”
Një tjetër mashkull u shpreh: “Isha ulur në gjunjë dhe po rregulloja një brave dere dhe në ato momente një grua më tha, ‘ashtu duhet të rrinë meshkujt’, por nuk reagova sepse nuk doja ta humbja punën time”.
“Kur punoja në një lokal nate, vjen një vajzë 18-vjeçe dhe me prek organin gjenital. Unë u largova dhe ajo më erdhi me vrap nga pas dhe fillojë të më prekte. Unë e refuzova dhe ajo më tha ‘por ti je mashkull’…U largua dhe më la të qetë vetëm kur i thash se do të telefonoja policinë”, shprehet një tjetër mashkull.
Jo vetëm femrat përballen me rastet e ngacmimeve seksuale të formave të ndryshme, por edhe meshkujt. Rastet janë më të pakta tek ta por kjo nuk i përjashton ata.
© Panorama.al














