Ylber LILI
Sipas të gjitha gjasave, bisedimet e ashtuquajtura teknike mes Prishtinës dhe Beogradit kanë lëvizur nga pika zero. Të paktën teorikisht, palët në negociata kanë rënë në “ujdi” për menaxhimin e integruar të kufirit. Themi teorikisht, ngaqë implementimi le ta quajmë i marrëveshjes, do të karakterizohet nga probleme të natyrave të ndryshme… Fundja, praktika e deritanishme dëshmon se kryesisht pala serbe si gjithnjë bëhet pengesë e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve.
Sidoqoftë, në thelb qëllimi i këtij shkrimi nuk ka të bëjë me parashikimet hipotetike të realizimit në praktikë të marrëveshjes për integrimin e kufirit, por për të analizuar antagonizmat e thellë Beograd-Prishtinë, rolin e palës së tretë në negociata, burimin e krizës në përgjithësi dhe në veçanti atë në Mitrovicën veriore dhe së fundmi rrethanat e kushtet që i imponojnë Beogradit ta pranojnë dhe njohin shtetin e ri të Kosovës.
Siç dihet, mes Beogradit dhe Prishtinës ekzistojnë antagonizma të thellë, megjithatë duhet theksuar se ngërçi i negociatave është produkt i prapaskenave të Beogradit, lidershipi i së cilës ka taktizuar gjatë gjithë kohës në kurriz të pavarësisë së Kosovës.
Thellë-thellë, Beogradi nuk synon zhbërjen e pavarësisë, ngaqë komuniteti ndërkombëtar nuk pranon shaka të kësaj natyrë, sikundër edhe vetë Beogradi nuk është i interesuar dhe nuk ka këllqe të hyjë në aventura të këtij tipi, por retorika anakronike e elitës serbe mbetet në funksion të strategjisë së tyre, e cila rezulton e gabuar dhe e dështuar.
Pra, ndonëse Beogradi intimisht është pajtuar me realitetin e ri historik-Kosovën e pavarur, shtetarët dhe pushtetarët serbë nuk heqin dorë nga lojërat e djallëzuara politike. Herë duke marrë rolin e viktimës, herë në emër të nacionalizmit të shpifur dhe shpesh duke përhapur duhma krizash, politika serbe rreket të përfitojnë maksimalisht si në aspektin ekonomik dhe financiar, po ashtu edhe një “biletë” për anëtarësim në BE.
Në ndryshim nga Prishtina zyrtare, e cila për hir të së vërtetës i ka projektuar negociatat në të njëjtën gjatësi vale me frymën e përgjithshme të BE-së dhe të SHBA-ve, Serbia ka preferuar rrugën e presionit dhe te pseudokrizave si alternativë për anëtarësim në BE.
Përtej antagonizmave të thellë mes palëve, shihen qartë edhe mënyrat e ndryshme për të përmbushur standardet e BE-së. Kosova nga ana e saj I ka kanalizuar energjitë e saj në bisedime konform qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, ndërkaq Serbia ka preferuar rrugën e presionit duke anashkaluar atë të reformave.
Në këtë kuptim, dështimi i ciklit të raundimeve në bisedime është karakterizuar me qëndrime dhe orientime diametralisht të kundërta të palëve dhe me një kokëçarje gjithnjë e në rritje të palës së tretë (BE). Kështu që marrëveshja e arritur për menaxhim të integruar të kufirit nuk është fryt i ndërgjegjësimit të palëve në negociata, as përafrim qëndrimet për të qenë pjesë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, por promotor i këtij epilogu është faktori ndërkombëtar, i cili u lodh dhe iu sos durimi nga taktizimet e Beogradit. Për pasojë, mesazhi i kancelares Merkel shënoi kthesën e madhe në shumë aspekte: së pari u demaskua politika e Beogradit e tipit edhe–edhe, d.m.th “edhe Kosovën, edhe anëtarësim në BE”.
Së dyti, përmes këtij mesazhi u përforcua qëndrimi i faktorit ndërkombëtar lidhur me pavarësinë dhe Veriun e Mitrovicë: Kosova nuk do të ndahet, konkretisht zona e banuar me serbë në veri të lumit Ibër është territori i Kosovës.
Së treti, Serbia duhet t’u japë fund taktizimeve që përmes improvizimit të krizave mëton të nxjerrë përfitime dhe nga ana tjetër të











