Gadafi, mbështetësve: Mos u dorëzoni, luftoni

Sep 1, 2011 | 16:43

Muamar Gadafi i është drejtuar me anë të një mesazhi zanor të gjithë mbështetësve të tij që të vazhdojnë të luftojnë kundër rebelëve. Në mesazhin zanor të transmetuar nga televizioni, Al Arabiya Gadafi shprehet “ Vazhdoni të luftoni edhe nëse nuk e dëgjoni zërin tim”

“Fiset në Sirte dhe Bani Walid janë të armatosur dhe është e pamundur t’i nësnshtroni”- thotë më tej në mesazhin e tij Gadafi.

Luftimet në Libi vazhdojnë, ndërsa Gadafi mendohet se vazhdon të jetë ende brenda vendit. Një pjesë e familjes së tij kanë kaluar tashme në Algjeri.

Forcat rebele shtynë afatin për dorëzim paqësor të forcave pro Gadafit që po luftojnë në Sirte.

Rebelët kishin planifikuar një sulm të plotë gjatë së shtunës, por ata njoftuan se do ta shtyjnë edhe me një jave ultimatumin e tyre për dorëzim paqësor.

© Panorama.al

Te lidhura