Mesazhi i presidentit, Bajram Begaj për ditën e Evropës: I përkasim gjeografikisht dhe shpirtërisht! Integrimi ynë në familjen evropiane është i sigurt dhe i pakthyeshëm!

May 9, 2025 | 9:44

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Evropës.

bajram Begaj

Në këtë ditë simbolike, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e lidhjes së Shqipërisë me Evropën, duke nënvizuar se vendi ynë i përket Evropës gjeografikisht dhe shpirtërisht, duke ndarë me të vlerat e paqes, solidaritetit dhe unitetit.

Sot ne festojmë ditën e Evropës, të cilës i përkasim gjeografikisht e shpirtërisht dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit. Integrimi ynë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm”, u shpreh Bajram Begaj.

© Panorama.al

Te lidhura