Merr 70 vota, Bujar Leskaj në krye të KLSH-së

Dec 15, 2011 | 16:42

TIRANE- Me 70 vota pro dhe 61 kundër Kuvendi miratoi dekretin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi për emërimin në krye të Kontrollit të Lartë Shtetit, Bujar Leskajn.

Ashtu siç kishte paralajmëruar opozita nuk e dha pëlqimin e saj për kandidaturën e Topit.

Një gjë e tillë ishte deklaruar edhe më parë nga vetë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Për kandidaturën e Leskajt 3 deputetë abstenuan dhe dy të tjerë nuk morën pjesë në votim. Gjate votimit, kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishem ne sallen e Kuvendit te Shqiperise.

Civici emërohet anëtarë i Keshillit Mbikqyres i Bankes se Shqiperise

Në seancën e sotme plenare u votua gjithashtu edhe për emërimin si anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Ardian Civicin. Kandidatura e Civicit u miratua me 112 vota pro dhe 18 kundër.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura