Merdarë, policia ultimatum protestuesve te hapin rrugen

Jan 14, 2012 | 14:16

Gjithnje sipas Sekretariatit te Komunkimit te Vetevendosjes, reciprocitet tashmë është arritut, mallrat serbe janë nuk po lejohen të kalojnë si në Merdarë ashtu edhe tek Dheu i Bardhe.

Mësohet se policia e Kosovës i ka dhënë ultimatum protestuesve 5 minuta për të liruar rrugën, por aktivistët dhe qytetarët janë të vendosur të vazhdojnë protestën paqësore.

Deri më tani ka funksionuar qarkullimi i veturave me tabela RKS, por Policia e Kosovës i ka ndaluar veturat dhe nuk i lejon te kalojnë afër hotel Besianës. Është policia ajo që po e pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve e jo protestuesit, njofton VV.

Sipas saj, ne Merdare tashme kanë mbërritur shumë përforcime të  Njësive Speciale , ndërsa protestuesit janë të qetë.

© Panorama.al

Te lidhura