Kryeministri Edi Rama foli sot në Fcebook edhe për fotot nudo të tij që u bënë virale vite më parë.
Rama tha se fotot ia nxori opozita duke menduar se do i bënin keq, por në fakt Rama tha se fotot nudo rritën mbështetjen ndaj tij në periudhën ai që kandidonte për zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë.
Edi Rama: Po opozita ma ka nxjerr mua foton nudo dhe nuk është ashtu fare, se ku ma gjen. Ku ma gjen të të nxjerrin foto nudo dhe në fund të fundit, foto jotja është trupi yt dhe ça ka këtu? Ku është problemi, ndërkohë që dhe ma nxorën atëherë duke menduar që do më bënin keq. Kupton? Ma morën nga sendet personale, ma nxorën dhe pastaj e morën mbrapsht. Koto më dëgjon? Bashkë me ty se edhe ti bëje tifozllëk atëherë kur doli fotoja ime nudo. Unë në qejfin tim, në punën time në një plazh, plazh nudistësh në Francë në fillim të viteve ’90, njeri i lirë që s’kisha asnjë detyrim askujt, as të kërkoja votën e dikujt, as ia kisha borxh ndonjërit ma nxorën dhe atë javën e fundit të zgjedhjeve në bashki dhe atë jave boom, u rrit besimi, u rrit mbështetja. Kështu që s’është njësoj sikur opozita të nxjerr foto nudo. Ça foto nudo? Këneta, e di ç ‘është këneta, Koto? Këneta është tmerr edhe ti je brenda në kënetë i gjithi se të kam parë me kuriozitet se të ndjek nganjëherë për t’u argasur. Të kam parë, ti merresh me.. ti ke akoma nostalgji për sheshin e Flamurit me ato 4 kokrrat në mes të sheshit. Ti je akoma tek ajo e më tregoni mua Sheshin e Flamurit. Mua! Sa të mëdhenj. Po s’ka problem, s’ka problem se erdhi 11 maji dhe Vlora e di vetë se ça bën kështu që me Koto Zilen, Gëzim Zilja ishalla s’e ngatërroj se unë jam fiksuar te Kotoja po ndoshta është ndonjë Gëzim tjetër, po edhe po të jetë ndonjë Gëzim tjetër i kërkoj ndjesë se unë atë njoh. Koton, nuk njoh ndonjë Zile tjetër, një Zile ka Vlora.











