Arrihet marrëveshje për manaxhimin e kufijve

Dec 2, 2011 | 21:36

Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, tha sonte se “në parim është arritur marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, por ajo nuk është konfirmuar ende”.

Siç raporton, Radio Evropa e Lirë, Tahir gjatë një intervistë për RTK-në e ka vlerësuar këtë moment si një ngjarje të madhe.

Sipas Edita Tahirit, me Menaxhimin e Integruar të Kufirit, përfshihen 6 vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë. Me këtë marrëveshje, sipas saj, “janë mbrojtur interesat kombëtare të Kosovës dhe është respektuar Kushtetuta e Kosovës”.

Ajo theksoi, se duke pasur parasysh qëndrimin konstruktiv të Kosovës në këto bisedime, tani pritet udhërrëfyesi për liberalizim e vizave dhe marrëdhëniet kontraktuale me Kosovën.

© Panorama.al

Te lidhura