Medvedev: Kameron, një “spiun” i mirë

Sep 13, 2011 | 11:20

David Kameron do të ishte një spiun “shumë i mirë” për Bashkimin Sovjetik, u shpreh dje presidenti rus, Dimitri Medvedev. Por, ai sugjeroi se MI5 (inteligjenca britanike) i ka ngulur rrënjët tek ai përpara se të bëhej Kryeministër. Komentet u bënë pasi Kameron tregoi një përpjekje të KGB-së për ta rekrutuar atë kur ishte adoleshent. Në vizitën e tij historike në Moskë, (e para e një zyrtari britanik që pas ngrirjes së marrëdhënieve, pas vrasjes së një ish-agjentit rus në Londër, Aleksander Litvinenko), Kameron mbajti një fjalim në Universitetin shtetëror të Moskës. “Për herë të parë kam ardhur në Rusi si student në vitin mes shkollës së mesme dhe universitetit, në 1985. Unë mora trenin trans-siberian nga Nakhodka në Moskë dhe shkova në brigjet e Detit të Zi. Atje, dy rusë që flisnin perfekt anglisht u shfaqën në zonën e përdorur nga turistët e huaj. Më ftuan për drekë më pyetën për jetën në Angli dhe se çfarë mendoja për politikën”, tha Kameron.

© Panorama.al

Te lidhura