Media italiane akuzon Ibran, por Galiani e mbron

Mar 11, 2011 | 13:48

Mediat italiane po kërkojnë “fajtorin” e eliminimit në Champions dhe e kanë gjetur te Ibrahimoviç. E përditshmja “Tuttosport” e hap gazetën me titullin “Ibra tradhton Milanin”, ndërsa “Gazzetta dello Sport” e përkufizon suedezin “Fantazmë”. Gjendja shpirtërore e kuqezinjve, një ditë pas eliminimit nga Europa, pasqyrohet saktë nga shprehjet e fytyrës së Sedorfit dhe Ibrahimoviçit. Klarens, pas një paraqitjeje fantastike është shfaqur përballë gazetarëve me lot në sy. Ndërsa Ibra është shprehur i bindur se Milani do fitojë vitin tjetër këtë kompeticion.

© Panorama.al

Te lidhura