Media britanike:Bosi i torturës,100 mijë stërlina

Dec 11, 2011 | 17:01
Shkrimi per Kumbaron ne ‘The Daily Star Sunday’

“Bosi i Torturës ju kushtoi 100 mijë Sterlina”. Ky eshte titulli i nje shkrimi te publikuar sot ne  gazeten britanike  ‘The Daily Star Sunday’, duke iu referuar ceshtjes se shumeperfolur tashme, asaj te Ilir Kumbaros.

Sipas shkrimit, qe mban autoresine e Lee Sorrell, Dominik Lemanski dhe Neil Chandler, Kumbaro, tashme ne arrati ka mjele taksapuaguesit britanikë duke i kushtuar shtetit 100 mijë sterlina.

“Ish-bosi i shërbimit sekret tashmë është objekt i një operacioni mbarëkombëtar për gjetjen e tij pasi Scotland Yard lëshoi një apel publik për gjetjen e tij”- shkruan gazeta, duke shtuar se Kumbaro gënjente kur deklaronte se ishte nga Kosova.

Ai mori shtetësinë britanike me emrin Shaqa Shatri dhe me atë pasaportë udhëtoi deri në Kine. Sipas gazetes, Kumbaro arriti të marrë banesë nga shteti dhe për të paktën një dekadë merrte ndihma për paftësi fizike dhe  depresion dhe për shkak të depresionit nuk punonte dot pasi kishte frike se gruaja dhe fëmijët i ishin vrarë në Kosovë.

Gazeta shton me tej se ai mashtroi dhe mjeket, me pretekstin se shihte ëndrra të këqija ne te cilat i shfaqeshin të afërmit dhe miqtë e vrarë nga policia serbe në Kosovë, se paku si thoshte vete Kumbaro.

Kumbaro eshte i dyshuar për rrëmbim dhe torturë te Avdyl  Loshajt, Ziso Kristopullit dhe Remzi Hoxhës.

Sipas nje burimi te Agjensisë Britanike të Kufirit, cituar nga gazeta  “Kumbaro është një njeri inteligjent i cili në mënyrë të qartë  ka luajtur me sistemin duke dhënë të dhëna bindëse punonjësve të emigracionit e duke pretenduar se ishte viktimë e torturave në Kosovë dhe të merrte ndihma nga shteti britanik.

Nderkohe, djali i Kumbaros, Endriti per shkak te mosparaqitjes se tij ne gjykate ka humbur 10 mijë stërlinat e vëna garanci.

Në shtëpinë e Endrit në Forest Hill, në juglindje të Londrës, shkruan gazeta një grua e cila tha se ishte gruaja e Endrit  tha se burri i saj kishte shkuar në Paris.

© Panorama.al

Te lidhura