“Më shumë mirëkuptim mes nesh”- Festa e Pashkës, mesazhi i Presidentit Begaj për të rinjtë: Të kenë një të ardhme të ndritur këtu në vendin e tyre

Apr 20, 2025 | 11:53

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, ku më pas uroi edhe të gjithë besimtarët e krishterë për sa më shumë besim dhe gëzim.

begaj

Kjo ditë -tha Presidenti- na fton për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes nesh.

“Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë, është dritë, është shpresë, është besim, është gëzim. Është një shenjë që na fton për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes nesh. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë për shumë gëzim, begati e paqe në këto pashkë të gëzuara”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Një mesazh kishte edhe për të gjithë të rinjtë shqiptarë: “Uroj për një të ardhme më të mirë dhe të ndritur për ta këtu, në vendin e tyre”.

Mesazh urimi përcolli dhe kryepeshkopi Joan: Dita e pashkës është ditë gëzimi. Le të shpresojmë që Pashka të sjellë gëzim dhe shpresë”.

 

© Panorama.al

Te lidhura