Hakmarrje në Fier, vritet me plumb kokës vëllai i tretë. Policia: Sapo u lirua nga burgu

Aug 22, 2012 | 10:17
Policia në lokalin ku ndodhi vrasja mbrëmë

Shpëtim Heqimi qëllohet në lokal me 5 plumba. Policia: Sapo u lirua nga burgu. Familja ka biznese në qytet.

Autori e qëlloi pas koke në tavolinën ku ishte ulur. Familjes Heqimi i vranë dhe dy djem të tjerë.

Ekzekutohet me armë zjarri një 44- vjeçar në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 19:00 në lagjen “Liri”, ku Shpëtim (Lulzim) Heqimi u vra me pesë plumba, njëri prej të cilëve e ka godidur në kokë. Viktima ndodhej në një lokal në lagjen e tij kur u qëllua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar. Policia është vënë në alarm për ngjarjen që tronditi të gjithë Fierin. Dyshohet se shkak i krimit është hakmarrja. Një seri vrasjesh kanë ndodhur nga viti 1998 e më pas, për larje të hesapeve dhe prishje të pazareve të drogës. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se janë vrarë më parë edhe dy vëllezër të Shpëtim Heqimit, njëri në vitin 1998, ndërsa tjetri në vitin 2005.
Të njëjtat burime thanë se viktima e mbrëmshme kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu. Ai kishte qenë i dënuar me 2 vite për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Blutë shoqëruan mbrëmë disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura