“Më ngacmonte gruan”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 81-vjeçarit! Isuf Hasa tregon si e kreu krimin: Pimë kafe në shtëpinë e tij, më pas…

Jan 16, 2025 | 9:36

Isuf Hasa, autori i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta ka pranuar krimin, ndërsa ka treguar me detaje vrasjen, shprehet se shkak ka qenë, pasi sipas tij viktima i ngacmonte gruan.

xhemal meta-isuf hasa

64-vjeçari thotë se fillimisht kanë pirë kafe në shtëpinë e 81-vjeçarit, më pas do të shkonin në lokalin e fshatit, por sapo kanë dalë ai tregon se ka parë një çekiç në oborrin e shtëpisë, të cilin e ka marrë dhe e ka qëlluar.

Më pas ai thote se pasi ka kryer krimin, i ka marrë edhe leket dhe ka shkuar tek shtepia e vajzes në Vorë, ku edhe fshehu çekiçin.

“Më 13 janar shkova në mëngjes në shtëpinë e Xhemalit dhe konsumuam kafe. Pasi mbaruam, do të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë çekiçin dhe e mora e qëllova nga pas. E qëllova pasi kishte shumë kohë që më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja disa netë në shtëpi. Xhemali më merrte në telefon dhe më thoshte që si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas tënde. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte lekë sepse m’i kishte treguar po ai vetë. Më pas kam shkuar tek stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë ku fsheha çekiçin”, ka treguar Isuf Hasa.

NGJARJA 

Xhemal Meta, 81 vjeç, doli nga banesa e tij në Zall-Bastar edhe ditën e hënë si çdo ditë të pinte kafe në lokalin e lagjes. Por pak orë më vonë u gjend pa shenja jete në oborrin e banesës së tij.

Pjesëtarët e familjes dyshuan se mos ishte rrëzuar dhe kishte rënë pas koke në ndonjë gur. Ngjarja u la si aksidentale, por në momentin që trupi u dorëzua në morgun e Tiranës, mjeku ligjor konstatoi se në pjesën e pasme të kokës, plaga nuk ishte aksidentale, por e shkaktuar nga një mjet i fortë. Policia heshti për dy ditë duke bërë të mundur shoqërimin e dhjetëra personave në zonë.

Familjarët e viktimës kanë dhënë disa detaje interesante për policinë, duke fiksuar faktin se i moshuari mbante para me vete, gjë që në fakt ka rezultuar e vërtetë. Nga kontrolli fizik që i është bërë viktimës është konstatuar se ai nuk kishte asnjë para me vete, madje as portofolin, çka e ka shtyrë grupin hetimor të dyshojë se i moshuari të jetë vrarë për t‘i marrë paratë.

Pas një sërë hetimesh intensive, ku u përdoren edhe metoda speciale, policia ka ndërhyrë duke kryer edhe kontrolle banesash dhe rezultoi se Isuf Hasa, fqinji i tij, edhe ai moshë e madhe, 64 vjeç, thotë policia, të kishte fshehur në çorape shumën prej 200 mijë lekësh, shumë që dyshohet se ia kishte marrë viktimës pasi e kishte goditur me çekiç.

© Panorama.al

Te lidhura