Para nisjes së protestës masive të qytetarëve në ditën e 25-të folën për mikrofonin e News24 disa qytetarë.
Një prej tyre u shpreh se shteti i ka shembur shtëpinë prej 10 vitesh dhe ende është me bonusi qiraje dhe shteti nëpërë zyra tregohet arrogantë dhe nuk i jep zgjidhje. Ai shton se Rama e ka kthyer vendin në burg.
Protestuesi: Nuk kanë lënë gjë pa vjedh. Taksat nuk e dimë ku shkojnë. Nafta më e shtrenjtë se kudo. Na kanë shembur shtëpiat. Kam vite me bonus qiraje nuk di se kur do marr shtëpinë. Ku të shkojmë ne? Iku jeta ime. Jam gati me bo gjithçka jam i vdek për veti. Fëmijët i kam me shkollë nuk i merr kush në punë. Nëpër zyrat ka shumë arrgancë. Shko te ujësjellësi i njëjti gjë. Kam djalin dhe vajzën pa punë. Ku t’ia nisësh ku ta lësh. Shqipëri hesapi. Afganistan. E ka kthyer në burg Edi Rama.











