Me flamuj nëpër makina, autokolona e emigrantëve mbërrin në Tiranë! Do t’i bashkohen tubimit masiv kundër qeverisë

Jul 4, 2026 | 16:52

Autokolona e makinave të emigrantëve shqiptarë që kanë ardhur për t’iu bashkuar tubimit masiv kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka mbërritur në Tiranë.

emigrantet

Ata do të ndalen së pari në paraburgimin në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen 12 protestuesit e arrestuar gjatë protestës para Kuvendit.

Emigrantët vijnë nga shtete të ndryshme për t’iu bashkuar tubimit të 35-të të qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës dhe klasës politike.

Prania e diasporës në protestë konsiderohet një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për protestuesit, duke treguar se jehona e pakënaqësive qytetare ka kapërcyer kufijtë e vendit dhe ka mobilizuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë.

emigrantet ne tirane

emigrantet

3 tm 3

 

© Panorama.al

Te lidhura